Danillovski: Nënvarianti i ri Omikron, fillimi i findit të koronës


Rritja e numrit të rasteve të reja të infektuara është për shkak të shfaqjes së nënvariantit të ri Omicron BA5 i cili anashkalon në masë të madhe imunitetin ndaj infeksionit thotë epidemiologu, Dragan Danilovski.

Ai si moment të mirë në gjith këtë situate e cilëson imunitetin e fituar të qytetarëve që ende i mbron nga simptoma të rënda dhe vdekja.

Duke u bazuar në të dhënat e Kolegjit Imperial të Londrës ku thuhet se shkalla e shtrimeve në spital aktualisht është diku reth 1.8 përqind, krahasuar me valët e më parshme ku ka qenë 11 përqind, epidemiologu Danilovski thotë se nuk ka fare kërcënim për mbingarkesë të sistemit shëndetësor.

“Deri më tani është treguar se as një nënvariant nuk shkakton sëmundje me të rënd e as më shumë vdekshmëri. Të tilla janë BA4 dhe BA5 dhe siç janë njohuritë BA5 është prezent te më shumë se 80 ose 85 përqind e të infektuarve të ri. Por u paraqit edhe një lloj i ri BA75 i ashtuquajtur Kentaur, i cili edhe më shumë anashkalon imunitetin ndaj infektimit. Por as ai nuk shkakton sëmundje më të rënd. Me probabilitet të lartë mund të pretendojmë se shfaqja e omicron me të gjitha nënvariantet e tij praktikisht nënkupton fillimin e fundit të koronës” – tha epidemiologu Dragan Danillovski.

Danilovski jep edhe disa rekomandime për institucionet kompetente gjatë ballafaqimit me virusin korona gjatë periudhës së vjeshtës.

Rekomandimet që zbatohen duhet të mbeten në fuqi, për maskat në mjedise me rrezik. Gjithashtu të forcohen kapacitetet e sistemit shëndetësor me staf të ri me pajisje, të zhvillohen trajnime për punonjësit e shëndetësisë. Dhe më e rëndësishmja, më në fund trajtimi të mos jetë improvizim.

Të pengohet rruga përshkrimit jokritik të antibiotikëve, madje edhe të bllokohet rrugët për aplikimin e metodave eksperimentale. Si? duke e ngritur protokollin në nivelin e një detyrimi ligjor, një rregullore që do të shpallet në gazetë zyrtare. Ministri ka kompetencë ta bëjë këtë, që të ketë edhe përgjegjësi penale nëse nuk respektohet.

Danilovski thotë se nëse BA5 mbetet në vjeshtë, mund të ketë vetëm një rritje të lehtë të numrit për shkak të kontaktit më intensiv midis njerëzve, dhe atë diku vonë në vjeshtë, sepse ky imunitet do të zgjasë disa muaj. Ndërsa nëse shfaqet lloi i ri BA75 numri i të infektuarve mund të rritet, vlerëson Danillovski, por jo si gjatë periudhës së verës. (TVM2)

Baby Boo