Danillovski: Është herët që të vazhdohet orari i punës së objekteve hotelerike


Për momentin ka ngecja e kurbës të të infektuarve, por nuk duhet të ketë valë të reja nga vazhdimi i orarit të punës së objekteve hotelerike, tha infektologu Dragan Danillovski.

“Vazhdimi i punës së objekteve hotelerike ndoshta është e hershme sepse epidemia ende nuk është mposhtur, por nuk do të shkaktojë rritje të numrit të të infektuarve, për shkak se gati gjysma e popullatës ka pasur ndonjë kontakt me virusin dhe numri i personave me imunitet është i madh”, tha Danillovski.

Sipas tij, në dy muaj duhet të kemi një imunitet kolektiv të popullatës të marrë natyrshëm, por prapë, vaksinat janë të mirëseardhura për të ulur vdekshmërinë.
Sipas epidemiologut Danillovski, nuk ka vend për panik nga lloji i ri virusit britanik.

Baby Boo