Danella Arsovska përsëri iku nga pyetjet e gazetarëve, athua kujt po i përngjan?


Në promovimin e sotëm zyrtar të Danella Arsovskës për kandidate për kryetare të qytetit të Shkupit, e përkrahur nga VMRO-DPMNE, ajo nuk iu përgjigj pyetjeve dhe iu shmang gazetarëve.
Në Ditën e parë të fillimit të të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale 2021, kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit, menjëherë pasi e lexoi paraqitjen e përgatitur paraprakisht, u largua nga promovimi dhe nga kjo ngjarje publike. Pyetje nuk u lejuan nga ana e Arsovskës. Kandidatja për kryetare të komunës tha se për pyetje do të ketë raste tjera, sepse kjo na ishte vetëm paraqitje publike dhe u largua nga ngjarja, shkruan fakte.mk.

Pse Danella Arsovska u shmanget gazetarëve dhe pyetjeve të gazetarëve? Kjo sjellje dhe raport ndaj gazetarëve dhe opinionit u ngjan shumë disa koërave tjera të errëta, të cilat të gjithë ne menduam se i kemi lënë pas nesh dhe kemi dashur t’i harrojmë. Athua kështu praktikohet demokracia dhe transparenca?
Pse kandidatja e cila thotë se është për një “Shkup Modern” dhe qytet të hapur, frikohet nga “fuqia e shtatë”dhe ikë nga gazetarët që në ditën e parë të fushatës parazgjedhore.

Me të vërtetë habit kjo sjellje e Danella Arsovskës ndaj opinionit, ve;anërisht kur opinionit i kujtohen mirë kohërat në të cilat politikanët jo vetëm që iknin nga pyetjet dhe gazetarët, por edhe përgjigjeshin vetëm ndaj pyetjeve të porositura paraprakisht.

Shmangia e sotme prej gazetarëve nga ana e Danella Arsovskës tregoi se ajo u përngjan politikanëve që i kujtojmë për të keq. Politikanë modernë për Shkup modern thejshtë nuk ikin prej gazetarëve. Të gjitha pyetjet meritojnë përgjigje dhe nuk ka pyetje të mira ose të këqija. Ka vetëm politikanë që frikohen të përgjigjen dhe të jenë llogaridhënës dhe transparentë.

Baby Boo