Daniella Arsovska ka shkarkuar drejtorin shqiptar të shkollës së mesme Marija Kiri Blerim Nebiun!


Daniella Arsovska kryetarja e Qytetit të Shkupit ka shkarkuar drejtorin shqiptar të shkollës së mesme Marija Kiri Blerim Nebiun dhe në vend të tij do të emëroj drejtorin maqedonas Dare Spasev teksa për zëvendësdrejtor do të jetë Samet Ismaili.

Ish drejtori Nebiu në profilin e tij në FB ka shkruar: Në shkurt të vitit 2019 mbi supe pranova detyrën ushtrues detyre drejtor i ShMQSh “Marija Kiri Skllodovska”.
Detyrën e dhënë asnjëherë nuk e konsiderova si privilegj, të njejtën e pranova se do jem në shërbim të kolegëve, nxënësve si dhe përmirësimin dhe avansimin e arsimit në përgjithësi aty ku duhej ndihma jonë, duke respektuar ligjin e arsimit të mesëm.
I gjithë ky rrugëtim gjerë më sot, tre vite, nuk do ishte i lehtë pa ndihmën dhe bashkëpunimin e juaj kolegë, nxënës, prindër dhe shokë, jam mirënjohës për këtë, dëshmuat se e doni punën, i doni nxënësit, punuat në vazhdimësi me ta, kurse mua më ngeli më e lehta, të bëj organizimin e shkollës.
Nga sot, kthehem në vendin e mëparshëm të punës, psikolog i shkollës, drejtorit të sapo emëruar i dëshiroj suksese dhe shëndet.
Misioni vazhdon, synimi është mësimi dhe edukimi i gjeneratave të reja.

Ju faleminderit!
I juaji, Blerim Nebiu

Baby Boo