Dana White pret që Khabib Nurmagomedov të kthehet nga pensionimi dhe ta çojë rekordin në 30-0

Presidenti i UFC-së, Dana White, beson se Khabib Nurmagomedov do të kthehet nga pensionimi dhe do të luftojë edhe një herë për ta çuar rekordin në 30-0.
Luf*tëtari nga Dagestani njoftoi tërheqjen e tij nga UFC pas fitores së tij të ndaj Justin Gaethje në luftën për titullin e peshave të lehta në UFC 254.

Baby Boo

Pas fitores ndaj Gaethje, Khabib ishte plot emocione duke i thënë Jon Anikut se ai nuk do të garojë përsëri pas humbjes së babait dhe trajnerit të tij, Abdulmanap.
“Nuk ka asnjë mënyrë që unë do të kthehem pa babanë tim. Fola me nënën time dhe i premtova se do të jetë lu*fta ime e fundit, dhe nëse jap fjalën time, duhet ta ndjek”, ka thënë Khabib pas meçit.

Khabib, një njeri me parime, tashmë ka shprehur interesin e tij për të kaluar në stërvitje dhe për të vazhduar trashëgiminë e babait të tij në një mënyrë tjetër pas një karriere të bujshme në MMA.
Sidoqoftë, me një rekord prej 29-0, White e ka lutur atë që të ndryshojë mendje dhe 51-vjeçari është i bindur se ‘The Eagle’ do të shkelë në tetëkëndësh edhe një herë.
Një luftë e fundit do t’i lejonte Nurmagomedov mundësinë për të çuar rekordin në 30-0 dhe potencialisht edhe për të luftuar para tifozëve nëse pandemia përfundon.

Ish-kampioni tjetër i pamposhtur George St-Pierre me siguri do të ishte kandidati kryesor për t’u përballur me Khabibin e pamposhtur në një super-lu*ftim ëndrrash nëse ai mund të tundohet të bëjë një rikthim.
Ekziston edhe një mundësi për t’u ndeshur me Tony Ferguson, i cili kishte pesë meçe të planifikuara me Khabib, por të gjitha u anuluan për arsye të ndryshme.

Restorant Lumare