Dallimi i madh mes të infektuar dhe të shëruarve


Në raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur shifra të larta të të infektuarve, por jo edhe shifra të të shëruarve pavarësisht se shumë prej të infektuarve tani kanë kaluar një periudhë të gjatë që nga diagnostikimi me covid-19. Nëse 10 ditë më parë numri i të infektuarve ishte mbi 200, i të shëruarve ishte pothuajse i përgjysmuar.

Algoritmi i ri ka bërë që të dhënat e të shëruarve të mos jenë të përafërta me të dhënat e të infektuarve që figurojnë në raportet e publikuara 10 ditë më herët. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se përveç personave që kanë humbur jetën nga ky virus, jo të gjithë të tjerët e mundin virusin korona gjatë të njëjtit hark kohor. Disa prej tyre trajtohen më shumë se 20 ditë.
Ministria e Shëndetësisë

“Dallimi që ju theksoni ka të bëjë me faktin se jo të gjithë pacientët në kurim shtëpiak dhe ata pa simptoma shërohen brenda 10 ditësh. Disa prej tyre që shfaqin simptoma, por që kurohen në kushte shtëpiake në përputhje me pasqyrën e tyre shëndetësore, shërohen pas 20 ditësh. Sipas algoritmit të ri, pavarësisht rezultatit të kontrollit të radhës, është konstatuar se tek pacientët pa simptoma pas 10 ditësh virusi nuk ka fuqi që të shkaktojë infektim, ndërsa tek ata me simptoma ky afat është 20 ditë.”

Pacientët e infektuar me Covid-19, që nuk kanë manifestuar simptoma dhe që kurohen në shtëpi edhe pse nga izolimi lirohen 10 ditë pasi kanë rezultuar pozitiv në testin e parë për këtë virus, vërtetimin se janë të shëndetshëm e marrin pas 28 ditësh. Mjekja Sefjane Ferati, e cila që nga fillimi i pandemisë ka trajtuar rreth 270 pacientë me viruskorona, thotë se vërtetimi jepet jo më herët se 28 ditë për shkak se pacientë të caktuar mund të shfaqin anemi të lehtë alergji apo ndryshime në glukozën në gjak. Sipas algoritmit të ri, që hyri në fuqi më 18 gusht, mjeku amë monitoron çdo ditë pacientët dhe të dhënat i dokumenton në një regjistër përkatës.

“Për ata pacientë që të vërtetojmë se janë të shëndoshë, ne duhet të presim kontrollin deri në 28 ditë. Unë personalisht në ordinancën time i trajtoj gati një muaj. Pas një muaji mund të jua jap atë vërtetimin. 05:08 Në vërtetim themi se pacienti nuk ka asnjë simptomë të ndonjë sëmundje, sepse nuk themi nga COVID apo ndonjë virus, por e themi si pacient të shëndoshë.05:22 Nuk potencohet virusi, sepse nuk e dimë, ky virus mund të përsëritet. Mund të kombinohet me viruset sezonale.”

Në dhjetë ditët e fundit, sipas raporteve të Ministrisë së Shëndetësië numri i të infektuarvr është rritur për 3.301 persona apo nga rreth 330 në bazë ditore ndërkohë që i të shëruarve në rreth 130 në bazë ditore apo gjithsej 1.313 persona të shëruar.

Baby Boo