Dalja në zgjedhje te shqiptarët është më e vogël se mesatarja


Dalja deri ora 17:00 në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është 38.78% ndërsa në zonat ku dominojnë shqiptarët është më e vogël se mesatarja.
Zona e 6-të zgjedhore me shumicë të votuesve që janë shqiptarë është zona zgjedhore me më pak votues në këto zgjedhje deri ora 17:00. 29.6% e votuesve e kanë shfry*tëzuar të drejtën e tyre për të shprehur të drejtën demokratike ku vendoset për të ardhmen politike të Kuvendit të Maqedonisë.

Zona e 4-rt zgjedhore ku shqiptarët janë më pak në numër është zona ku është shprehur më shumë e drejta e votës deri ora 17:00. 43.99% e qytetarëve të kësaj zone kanë votuar deri tani. Komunat me më pak votues në vend deri këtë orë janë Qendër Zhupa dhe Komuna e Zhelinës.
Përndryshe këto janë zgjedhjet e 10-ta me radhë në Maqedoninë e Veriut kurse shteti është i ndarë në 6-të zona zgjedhore.

Baby Boo