Dalin rezultatet për koronavirus të 33 personave nga Miradia e Ulët


Kryetari i Komunës dhe i Shtabit të Krizës Emergjente të Fushë Kosovës, Burim Berisha, bën të ditur se 33 persona të fshatit Miradi e Ulët janë testuar për koronavirus, pas dy rasteve të para që ishin konfirmuar pozitiv atje. Sipas tij të 33 rastet kanë rezultuar të dalin negativ.

Sipas Shalës ky është një lajm i mirë për banorët e këtij fshati, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me COVID 19, kanë dalur negativ”.
“Ky është një lajm i mirë për banorët e këtij fshati, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës. Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSH për veprimin e shpejt, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19”, ka thënë Shala në njoftimin e lëshuar për media.

Baby Boo