Dalin pamjet nga aksidenti i shqiptarëve në Itali, teksa po përpiqeshin t’i shpëtonin policisë


Disa ditë më parë dy shqiptarë teksa po përpiqeshin t’i shpëtonin policisë me makinën e tyre të vjedhur plagosën pesë persona.

Fillimisht dy shqiptarët refuzuan t’i ndalonin policisë dhe më pas për t’i shpëtuar kapjes u futën kundravajtje në një rrugë. Si pasojë, u një makinë, me të cilën po lëvizte një familje lituaneze me katër persona dhe një grua 61-vjeçare që po lëvizte me bicikletë u aksidentuan nga makina e shqiptarëve.

Siç edhe shihet në videon e publikuar nga mediat italiane, pas aksidentit shqiptarët u larguan menjëherë nga makina e tyre e vjedhur.

Njëri prej tyre ia doli që t’i shpëtonte policisë, ndërsa tjetri vazhdon të kërkohet nga autoritetet italiane. 35-vjeçari i kapur ishte i njohur për policinë italiane pasi ishte kapur edhe më parë për vjedhje, shkelje të rregullave të qarkullimit dhe rezistencë ndaj forcave policore.

Baby Boo