Dalin emrat, kush është burri që u vra me pistoletë nga bashkëshortja


Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Milot.

Një grua, 35-vjeç, qëlloi me armë ndaj bashkëshortit të saj duke e lënë të vdekur në në tregun e Milotit.

Mësohet se çifti ishin tregtar ndërsa ngjarja ndodhi në orën 07:10 të mëngjesit.

35-vjeçarja e qëlloi bashkëshortin e saj, 42-vjeç, në sy të kunatës së saj ndërsa mësohet se çifti kishte dy fëmijë.

Nga raportimet e para mësojet se një grindje mes çiftit, shkaktoi një krim në familje.

Violeta Donaj 35 vjeçe ka vrarë me pistoletë bashkëshortin, Kujtim Donaj rreth orës 07:00 të mëngjesit në tregun e Milotit në Kurbin.

Ata ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Njëri nga fëmijët është 14 vjeç. /albeu.com

Baby Boo