Dalin emrat e katër personave që mbetën të vr*arë në Velipojë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës mbrëmë në një plazh të Velipojës.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë shqiptare, në këtë kon*flikt kanë vd*ekur katër persona teksa janë plagosur edhe katër të tjetër.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë në Pulaj Plazh, teksa në mesin e të vr*arëve është edhe një 20-vjecar.

Komunikata e Policisë:
Velipojë/Shkodër – Informacion paraprak
Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të ar*mës së zjarrit kanë mbetur të vr*arë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.
Si dhe janë pl*agosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e ar*matosur.

Për het*imin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm het*imor me specialistë të strukturave het*imore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Het*imin e Kr*imeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kr*iminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.
Grupi he*timor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

Baby Boo