Dalin dëshmi, si u arratis Gruevski përmes Shqipërisë


Ish-kryeministri maqedonas  Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’iu drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

Ish-shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.

Referuar sistemit TIMS, konfirmon se: “N. Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A. Automjeti i përket ambasadës Hungareze në Tiranë”.

Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.

 

Baby Boo