Daley: Ndihem jashtëzakonisht krenar të them se jam gei dhe kampion olimpik


Zhytësit britanikë, Tom Daley dhe Matty Lee treguan performanca fantastike dhe fituan medaljen e artë olimpike në disciplinën zhytje e sinkronizuar në kërcim nga 10 metra.
Pas triumfit të madh në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Tom Daley tha se ndjehet jashtëzakonisht krenar që është g*ei dhe kampion olimpik.

“Ndjehem jashtëzakonisht krenar të them se jam g*ei dhe kampion olimpik. Dhe ndjehem shumë i fuqishëm sepse kur isha më i ri mendoja se nuk do të arrija asgjë për shkak se kush isha” – u shpreh Daley.
Britania e Madhe momentalisht ka shtatë medalje gjithsej, tri të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë, teksa renditet në pozitën e pestë në vendet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Baby Boo