Dakordohen Zaevi dhe Ahmeti, në disa komuna do të bashkëpunojnë që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti janë dakorduar që të bashkëpunojnë edhe në këto zgjedhje lokale.
Bashkëpunimi, në disa komuna do të jetë që në rrethin e parë, kurse në disa të tjera në rrethin e dytë.

Baby Boo

Nuk bëhen të ditura komunat, por krahas LSDM-së dhe BDI-së, në koalicion pritet të përfshihen edhe partitë tjera në pushtet.
“Kisha takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. U morëm vesh se LSDM-ja dhe BDI-ja të marrim pjesë bashkë në zgjedhjet lokale. Kemi qëllim të përbashkët që në koalicionin parazgjedhor të kyçen sa më shumë parti nga koalicioni qeverisës. Në rrjedhë janë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë – ata do të jenë personalitete të cilët guxojnë dhe të cilët janë të përgatitur të japin rezultatin më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje. Mbështetjen e ndërsjellë në disa komuna do ta japim në rrethin e parë, kurse në komunat tjera do të mbështesim në rrethin e dytë. Jemi të pajtimit se institucionet kanë edhe përgjegjësi dhe kapacitet të organizojnë zgjedhje demokratike, profesionale dhe fer”, shkroi Zaevi