Daja i senatores Kamala Harris: Vajzat e pamartuara nuk dilnin nga India, ajo u largua që 19 vjeç


Ishte një moment krenarie dhe ngazëllimi për Gopalan Balachandranin, kur u zgjua në orën 5 të mëngjesit dhe pa mesazhet e urimeve në telefon dhe lexoi lajmin se mbesa e tij Kamala Harris, ishte përzgjedhur nga kandidati demokrat për president, Joe Biden si kandidatja për nënpresidente.

Akademiku 79 vjeçar që jeton në Nju Delhi beson se origjina indiane e senatores Harris dhe kultura familjare, kanë luajtur një rol qendror në krijimin e fizionomisë së politikanes. Është e para herë që një afrikano-amerikane zgjidhet si kandidate për nënpresidente nga njëra nga partitë kryesore. Si një grua me origjinë pjesërisht indiane, ajo po hyn në histori edhe si kandidatja e parë aziatiko-amerikane.“Në atë kohë, numri i vajzave të pamartuara që shkonin nga India në Shtetet e Bashkuara, ishte fare i vogël. Por familja jonë gjithmonë thoshte ‘bëni ç’të doni, studoni dhe pastaj ndërtoni vetë të ardhmen tuaj’”.

Baby Boo