Daçiq: Thaçi ka mësuar diçka të vetme në negociata, që pa pëlqimin e Serbisë s’ka zgjidhje


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mësuar diçka të vemte gjatë periudhës shumëvjecare të bisedimeve në Bruksel.

Sipas Daçiq, ajo që ka mësuar Thaçi është se nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, pa dhënë pëlqimin Beogradi zyrtar, shkruan Blic.rs.

“Thaçi po del të jetë më pozitiv se disa të tjerë në Prishtinë. Ai e di se zgjidhja e qëndrueshme duhet të bëhet me pëlqimin e Beogradit”.

Daçiq ka theksuar se nisma e autoriteteve të Kosovës për të penguar vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Liqenin e Gazivodës ishte veprim i gabuar dhe në kundërshtim me procesin e paqes.