Daçiq: Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është zgjidhje

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia është larg një zgjidhjeje me Kosovën.
“Në qoftë se ne duam një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën ajo nuk mund të bazohet në faktin se Serbia duhet t’ia njeh pavarësinë, është e qartë se Prishtina nuk ka vullnet politik për kompromis”, është shprehur Daçiq, përcjell lajmi.net.Ai ka theksuar të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtutjeshme për të arritur zgjidhje.

Baby Boo

Duke komentuar takimin Thaçi-Vuçiq në Bruksel, ministri serb ka thënë se kishte marrëveshje që negociatat të intensifikoheshin dhe që të gjitha problemet duhet të zgjidhen në paqe.Daçiq ka thënë se kërcënimet ndaj paqes po shkaktohen nga Prishtina duke insistuar që Beogradi ta pranojë pavarësinë e Kosovës.Sipas tij, një takim i ri në nivel presidentësh ka gjasa të mbahet në korrik, ndërsa bisedimet teknike mund të mbahen ndërkohë.

Restorant Lumare