Daçiq kërcënon, parasheh ndëshkim për Haradinajn!


Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, duke komentuar thirrjen indirekte të presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, ka thënë se kjo është një “lojë” e përbashkët e krerëve të shtetit, ku “është e mundur që më së shumti do të ketë pasoja kryeministri Haradinaj”.Shefi i diplomacisë serbe, duke folur për një televizion serb, ka komentuar edhe vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi si dhe qëndrimin e shefes së Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.Daçiq tha se SHBA nuk do të lejojë që Kosova të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme.

“Vetë Mike Pompeo [Sekretari Amerikan i Shtetit]më pyeti se ku qëndron problemi kur është në pyetje Kosova dhe tha se Amerika udhëhoqi një auto-pilot politikë, siç ishte edhe 20 vjet më parë”, tha Daçiq.Ndërsa, duke folur për qëndrimin e presidentit Thaçi lidhur me taksën ndaj mallrave serbe, Daçiqi tha se “ajo që ka deklaruar Thaçi nuk është ndonjë sinjal se taksa vërtetë do të hiqet”.“Mendoj se nuk duhet ta idealizojmë shumë Thaçin. Nëse keni lexuar, Hoxhaj dhe Veseli kanë deklaruar se ka qenë ideja e tyre vendosja e taksës prej 100 për qind, kurse Veseli është njeri i Thaçit. Kjo është lojë e përbashkët, në të cilën duket se më së shumti do të ketë pasoja Haradinaj”tha ai.

Baby Boo