Daçiq: Flamuri i Kosovës, shkak që mungova në foton familjare të ministrave


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka refuzuar të jetë pjesë e fotos familjare me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe disa ministra të Bashkimit Evropian.

Ai tregoi për gazetarët se shkak për këtë është bërë flamuri i Kosovës ne sfond, pas shpinës së ministrave.

Takimi i ministrave mbahet këtë të premte në Tiranë dhe i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor në kryeqytetin e Shqipërisë.

Takimi i sotëm do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani./Euronews

Baby Boo