Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se Prishtina duhet të ndalojë provokimin e popullit serb dhe Serbisë.
Ai për median serbe ka theksuar se shqiptarët në Kosovë nuk janë më në gjendje të kërcënojnë askënd, “veçanërisht serbët dhe nuk janë më miq të bashkësisë ndërkombëtare”.
Kryediplomati serb arrestimin e djeshëm të pesë serbëve e ka cilësuar si një akt armiqësor të Kosovës që sipas tij nuk kontribuon në krijimin e një atmosfere pozitive për dialogun.
” Ne duhet të gjejmë një bazë më të fortë për progresin në dialog, nëse shohim se çfarë po ndodh në Prishtinë, do të shohim se atmosfera e kaosit mbizotëron, ku një degë e qeverisë ose një grup individësh nuk e di se çfarë bën dikush tjetër. është një bojkot i dialogut, sepse ata nuk duan që dialogu të ketë sukses dhe mendojnë se dikush do ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiq.
Ai shtoi se pas kërcënimit të Beogradit, serbët e arrestuar u liruan.