Daçiq ankohet përsëri për dialogun


Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se ka pasur kërkesa krejtësisht të paarsyeshme që “lojtarë të rinj” duhet të futen në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës vetëm për të forcuar pozicionin e Prishtinës dhe theksoi se presioni nuk do të përshpejtonte kompromisin.

“Shtetet e Bashkuara janë dhe tashmë të informuar mirë dhe tërthorazi të kyçet në të gjithë procesin”, i tha ai gazetës ” Veçernje Novosti”, duke komentuar mbi ftesën e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të angazhuar Shtetet e Bashkuara në dialog.

Ndryshe, në vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel pritet të marrin një kahje tjetër. Bashkimi Evropian ka marrë vendim që në këto bisedime të shtohet edhe një figurë e re. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Departamentit të Evropës Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst e cila në fazën e ardhshme të dialogut do të jetë ndërmjetëses ndërmjet dy shteteve, transmeton Indeksonline

E përditshmja serbe, “Novosti”, shkruan se përgjegjësitë që do t’i ketë kjo zyrtare janë përshpejtimi dhe intensifikimit i negociatave në mes të përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës.

Baby Boo