Daçiç i zemëruar me Izraelin: Kosova është Jerusalemi jonë


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka theksuar se ato kanë të drejtë që të zemërohen me Izraelin për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse gjithmonë kanë thënë që Kosova është Jerusalemi i tyre.

Daçiç në një prononcim për mediat vendase ka thënë se lëvizja e Izraelit ndoshta do të kishte pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe atij vendi.

“Ne gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani disa nga Jerusalemi ynë e pranon që është shqiptar, kështu që nuk mund të mos ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit,” ka thënë ai.

Daçiç shprehu shpresën se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të prishte raportet e mira Izrael-Serbi.

Baby Boo