Çurrumi: ” Sa popull i prishur paskemi qenë”


Emisioni “Përputhen” ka nxjerr në treg një aplikacion i cili lidhet me këtë emision.
Ky aplikacion ka një kosto mujore prej 4 eurosh në muaj. Besoj ju menduat se nuk do e blinte askush.
E keni gabim në fakt. Deri tani ky aplikacion është shkarkuar më shumë se 50.000 herë.
Që do të thotë, për Top Channel kanë shkuar më shumë se 200.000 euro vetëm për këtë muaj.
Me 200.000 mijë euro në muaj mund të paguhet ndihma ekonomike për 6.100 familje të varfëra, mund të ndërtohen 8 shtëpi banimi për të pastrehët, imagjinoni sa ilaçe mund të bliheshin për ata të sëmurë që nuk kanë mundësi të blejnë këto ilaçe.

Imagjinoni sikur gjith këto gjëra të bukura ti bënim muaj për muaj. Pra, imagjinoni sa do ta përmirsonim jetën e njëri-tjetrit sikur këto lek ti investonim aty ku duhet edhe jo nëpër aplikacione idjote. Duhet ndryshuar mentaliteti i këtij vendi. Gjërat po shkojnë shumë keq kështu siç po ecim.

Info e marr nga vellau Toni Rayan Çurumi
PS: Pra me kete shume marramendese cila i bije qe per nje vit do te ndihmoheshin 73 200 familje te varfera dhe do te ndertoheshin 96 shtepi per fukarenj, si do te ndryshonte gjendja e popullit tone po qe se keto shuma shfrytezohen per hajr…

Sa popull i prishur paskemi qene dhe ende krenohemi e pastaj ankohemi pse i kemi prijesit e padrejte e te prisht…
Allahu nuk e ndyshon gjendjen e nje populli pa e ndryshuar ai vetveten…

Baby Boo