Çun Lajçi: Ramushit mund t’i shtohen gjynahet pas atij me Çakorrin


Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kritikuar ish-kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn.

Ai ka thënë se nuk duhet “zënë për të madhe”, që Haradinaj po shkon në koalicion me Avdullah Hotin e LDK-së.

Sipas tij, Haradinaj nuk mund të “fle rehat” për shkak të “gjynaheve me Çakorrin e Kullën, përcjell Bota sot.

Aktori ka shtuar se hallin e ka që kreut të AAK-së mund t’i shtohen “gjynahet” kur të nënshkruhen marrëveshjet e reja me Serbinë, të cilat sipas tij, do të jenë më të dhimbshme se Çakorri.

Postimi i plotë i Lajçit në Facebook:

Hajt, nisjani e shani, juve që iu djegë!

Se deshta me iu thanë (veç që s’po iu them)!

Mos ia shihni për t’madhe Ramushit që u turr i pari me shkua të Avdullahu.

Sepse ai e ka ndërmend me kthye kufinin n’Çakorr e n’Kullë!

Po more, se ato janë gjynahet e tij, e s’po mundet me fjetë rehat.

Por unë hallin e kam, se mos po i dyfishohen gjynahet, kur t’nënshkruhen marrëveshjet e reja me Serbinë, që po thonë se do t’jenë shumë ma t’dhimshme se Çakorri!

Tash s’po di a me iu thanë, se votën ma keni vjedhë, se po bjen që jeni hajna!

Nejse. Nisjani e shajni tash juve që iu djegë!

Baby Boo