Çun Lajçi i shkruan Ramë Lahajt: Ta njoh dhimbjen artist, por bëhu i fortë


Dy ditë më parë ndërroi jetë nëna e tenorit me famë botërore, Ramë Lahajt.
Po atë ditë ai pati koncertin e tij në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ku aty dha edhe lajmin për vd*ekjen e nënës, dy orë para se të ngjitej në skenë.
Ditën e sotme, Lahaj bëri edhe një dedikim për nënën e ndjerë, ndërsa tregoi se e kishte vizituar me mëngjes tek va*rri.

Tani, aktori Çun Lajçi ka reagur me një shkrim në postimin e tenorit, ku ka thënë se në vitin 1972 derisa po dilte në skenë për të luajtur shfaqjen “Hamleti”, i kishte ardhur lajmi se i ka vd*ekur nëna. Lajçi thotë se për këtë nuk iu kishte treguar as kolegëve, pasi salla ishte e mbushur me shikues të cilët kishin shkuar për ta parë shfaqjen.

“Eh more artist! S’ma beson, por po ta them, se njisoj si ty me pati vd*ekë nana me 1972. Isha tue dalë n’skenë me luejt Halmetin kur mora lajmin, si ti “sot t’ vd*iq nana”. Nuk u tregova kolegve, sepse salla ishte përplot shikues. Dola dhe e luejta shfaqjen, e pastaj mora rrugë natën për Pejë! Oh sa ta njoh dhimbjen artist, por bahu i fortë se nanat na ikin gjithmonë pa na e hequr mallin!”, ka shkruar Lajçi.

Baby Boo