Çulev: Në Dibër dhe Qendër Zhupa janë dërguar 11 automjete me ushqime dhe 4 me ilaçe


Njësiti policor për operacione speciale në dy ditët e fundit ka evakuar 64 persona përfshi këtu 2 persona gjatë mbrëmjes së djeshme nga fshatrat e zonave të krizës në afërsi të Qendrës Zhuba dhe Dibrës, si pasojë e pandemisë së virusit korona, njoftojnë nga MPB.

“Janë angazhuar 24 makina policore, që kanë asistuar në fshatrat Tresonce, Lazaropole, Osoje dhe Manastirec”, pohoi Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.

Çulev njoftoi se policia po kontrollon rreptësisht hyrjet dhe daljet nga Dibra dhe Qendër Zhupa dhe se po lejohet qarkullimi i makinave që transpotojnë gjërat elementare në këto momente krize.

“Më 18 mars është lejuar qarkullimi i 11 automjeteve me ushqim 4 automjete me ilaçe, 15 makina të kompanive që punojnë në vendet e krizës , makina për dizinfektim. Janë lëshuar të kalojnë 25 makina private që kanë dërguar ushqime dhe ilaçe dhe mjete për dezinfektim. Për momentin pritet transportohet një grua shtatëzënë”, theksoi mes tjerash Çulev.

Baby Boo