Çulev: Masën e kufizimit të lëvizjes nuk e kanë respektuar 502 persona


“Masën nuk e kanë respektuar 502, qytetarë, shumica të moshës madhore. 18 persona të moshës mbi 67 vjeç. Masat ndaj personave që nuk respektojnë masat, janë arrestuar 199 persona, 14 të moshës deri 18 vjeç, në 24 orët e fundit janë arrestuar 37 qytetarë”, tha Çulev sipas të cilit deri tani janë ngritur 123 padi penale për shkelësit e orës policore.

Sa i përket masës për vet-izolim, Çulev tha se në 24 orët e fundit nuk ka shkelje të kësaj mase.

Çulev në konferencën e sotme u deklarua edhe për bashkëpunimin mes MPB-së dhe ARM-së, për të cilin tha se është i shkëlqyeshëm.

“Pjesëtarët e policisë në bashkëpunim me pjesëtarët e ARM-së po bëjnë çmos që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve”, tha Çulev i cili njëherit apeloi edhe njëherë deri tek qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë në tërësi masat e Qeverisë, që janë në drejtim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

“Vetëm në këtë mënyrë do të mund të parandalojmë përhapjen e Kovid -19”, tha Çulev.

Baby Boo