Çulev: Janë dhënë vendime për izolim për 651 persona, ndërsa 346 kanë nënshkruar deklarata për vetizolim


Në territorin e gjithë shtetit gjithsej 651 personave iu janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 246 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Janë bërë kontrolle te persona në izolim dhe vetizolim me çka janë evidentuar tre persona të cilët nuk i respektonin këto masa, ndërsa në karantinë shtetërore janë vendosur gjithsej 170 persona, bëri të ditur sot ministri i Punëve të Jashtme, Naqe Çulev.

“Nëpunësit e policisë janë në radhët e para të përballjes me pandeminë nga KOVID-19 dhe ata në vazhdimësi po ndërmarrin masa për kontroll të respektimit të vendimeve të Qeverisë. Në atë drejtim, nga ana e nëpunësve të policisë deri më tani janë konstatuar gjithsej 20,327 shkelje për mosbartje të mbrojtjes personale në fytyrë prej të cilëve 618 shkelje gjatë 24 orëve të kaluara”, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk Çulevi.

Ai thekson se në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 187 kontrolle në objekte me çka janë evidentuar objekte të cilët nuk i kanë respektuar vendimet e qeverisë.

Çulevi, gjithashtu, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga virusi korona dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë që sa më shpejtë jeta të kthehet në normalitet.

Baby Boo