Çulev e akuzoi Kovaçevskin për ryshfet! Ish-drejtori i TEC Manastir mohon dhe paralajmëroi padi për Ministrin


Ish-drejtori i TEC Manastir, Vasko Kovaçevski dhe një pjesë e udhëheqësisë së kompanisë kanë kryer ryshfet ndaj kompanisë që ka fituar paraprakisht tender, akuzoi ministri për punë të brendshme, Naqe Çulev. Ai tha se sipas denoncimit që e kanë marrë, Kovaçevski ka kryer presion që kompania që e ka fituar tenderin për gërmim të mbetjes së qymyrit t’ia jap një pjesë të Marrëveshjes një kompanisë tjetër. Pasi që janë refuzuar kërkesat, TEC Manastir e ka prishur marrëveshjen, pas çka kompania ka filluar procedurë dhe kërkon dëmshpërblim prej milion eurove.

“Është ushtruar trysni, respektivisht ryshfet me qëllim që një pjesë e marrëveshjes t’i lëshohet një kompanie tjetër nën-kontraktuese, e cila as nuk ka kapacitet, e as mekanizim dhe e cila është afër me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë. Trysnia ka vazhduar, ku nga ana e drejtorit të TEC Manastirit, ishte kërkuar ryshfet prej 250 mijë eurove”, tha Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.

Akuzat e ministrit Çulev janë të pabaza dhe kjo është provë se ai e keqpërdor MPB-në për qëllime partiake dhe politike, tha Kovaçevski i cili tha se i hedh poshtë pohimet e këtilla si të pabaza duke paralajmëruar se do ta padisë Çulevin.

“Kur Naqe Çulev dëshiron të kërkojë krim, i porosis të merret me kohën e qeverisjes së Hristijan Mickoskit, si drejtor i ASH ELEM, tash EMV dhe t’i hetojë tenderët për furnizim dhe import të energjisë elektrike me çmime tejet të larta. Për deklaratën e këtillë të sotme, nga unë le të presë padi penale kundër tij personalisht”, tha Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i TEC Manastir.

Ministri Çulev para pak kohe në emisionin “10 Minuta” në TV21 tha se së shpejti do të dalin në pah hetimet në të cilat janë përfshirë figura politike. Do të zbardhim keqpërdorime serioze të sistemit mes tyre dhe mes bartësve të funksioneve publike, tha Çulev.

Baby Boo