Çudia që i ndodhi kosovarit: Iu bllokua Iphone për 47 vjet


Secili ka qenë dëshmitar i bllokimit të telefonëve të mençur kur keni provuar ta çelni dhjetëra herë dhe keni gabuar fjalëkalimin.
Mirëpo, rrallëkujt i ka rastisur që bllokimi të zgjatë më shumë se 1 ditë, e mbase askujt për mbi 47 vjet, shkruan gazetametro.net.

Besoni ose jo, kjo i ka ndodhur një kosovari nga Mitrovica, të cilit i ka dalë iphone nga përdorimi dhe atë për 47 vjet, 3 muaj, 1 jave, 3 ditë, 15 orë e 54 minuta.

Duket e çuditshme, por mitrovicasi e ka publikuar në Facebook këtë fotografi, dhe aty ka marrë komente të shumta. Një prej tyre ka qenë se duhet t’ia trashëgoi dikujt.

Ndryshe, Iphone shpesh është kritikuar por edhe përshëndetur, për sistemin e sigurisë. Mirëpo, është e mundur se të gjitha pajtohen se 47 vjet janë pak si tepër./gazetametro

Baby Boo