Ç’tregoi anketa e IRI-t: Kreshnik Bekteshi dhe Artan Grubi më të përkrahur nga qytetarët (Infografikë)


Rezultatet nga sondazhi i fundit i Institutit Republikan Amerikan (IRI) thonë se ministrat nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) kanë performancë të jashtëzakonshme në punën që po bëjnë në këtë përbërje qeveritare, shkruan Indeks.mk

Sipas rezultateve të sondazhit të IRI-t, zëvendëskryeministri i pare dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive – Artan Grubi, është vlerësuar si më i suksesshmi në kabinetin qeveritar me 19 për qind përkrahje, pas tij vjen Fatmir Bytyqi me 11 për qind, Bujar Osmanin me 5 për qind, ndërsa ministri i Finansave, Fatmir Besimi dhe ai i Ekonomisë Kreshnik Bektashi me 4 për qind etj.

Analisti politik Urim Saliu thotë se bazuar jo vetëm në sondazhin e IRI-t, por edhe nga ajo që shohin çdo ditë qytetarët në terren zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi del të jetë më i suksesshmi, për shkak të performancës dhe punës që bën.

“Jo çdo ministër është i suksesshëm në një qeveri. Qeveria funksion si tërësi dhe këtu natyrisht se ka edhe suksese të ndonjërit por edhe dështime të një tjetri. E thonë këtë edhe anketat që u referohen ministrave. Nëse flasim për funksionarët e lartë shqiptarë në këtë qeveri më i suksesshëm del të jetë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi duke përfshirë edhe angazhimin e tij në projekte madhore si Rruga e Arbërit, Korridori 8, linja hekurudhore, Porti i Thatë i Strugës, sistemimi i administratorëve etj”, deklaroi Saliu për Indeks.mk

Politikologu Blagojçe Atanasoski thotë se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, është një kombinim i stafit të lartë të Zaevit dhe atyre të sapoemëruar, ndoshta si recetë për sukses.

“Megjithatë, në tërësinë e tij, ky kabinet qeveritar nuk mund të mburret me ndonjë rezultat real të dukshëm, objektivisht për shkak të pasojave të agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës, pra shuarjes së zjarreve inflacioniste me një sërë masash. Gjithashtu, ky ekip qeveritar luan në kartën e BE-së, si arritja më e madhe e jashtme politike, pra në fillim të negociatave me BE-në. Qytetarët duan të shohin reforma reale, të dukshme dhe të prekshme, jo vetëm mbjelljen e mjegullës së BE-së, e cila nuk përmirëson jetën e përditshme në çdo fushë të sferës sociale”, thotë Atanasoski për Indeks.mk

Baby Boo