Crvena Zvezda – Liverpool, bishat serbe “kërcënojn” Shaqirin: mos del në rrugë në Beograd!


Kur shorti i grupeve të Champions League vuri përballë në një prej grupeve PSG-në, Napolin, Liverpool-in dhe Crvena Zvezda-n, pakkush mendoi se Xherdan Shaqiri, hasmi i serbëve prej në Rusi, për një gol e një shqiponjë bashkë, do detyrohej të shkelte në Beograd.

Kjo ka bërë që te ekipi serb të ketë një mobilizim edhe nacionalist për t’u përballur me Shaqirin, ku ekipi anglez, tashmë në sytë e serbëve ka fytyrën e shqiptarit nga Kosova.

Zvezdan Terziç, drejtori i ekipit beogradas, tha për Shaqirin se “ai do të jetë nën një presion të pabesueshëm psikologjik, sepse ai e di se ku do të vijë. Ai e di se Crvena është simbol i Serbisë dhe do t’i ngjajë sikur po luan në Marakana. Unë nuk e di nëse ai do të vijë. Por nëse vjen, do të ndihet më e vogël se kokër gruri. Dyshoj nëse do të vijë dhe mirë është mos të vijë”, tha Terziç.

Në Botërorin e Rusisë, dyshja Xhaka – Shaqiri shënuan nga një gol në portën e Serbisë nën fanellën e Zvicrës, ku plus shqiponja më pas, i bënë të ndihen keq serbët, deri në përjetimin e një poshtërimi kombëtar.

Baby Boo