Cristiano JR i ndjek hapat e babait, largohet nga Man Unitedi dhe i ribashkohet Real Madridit


Cristiano Ronaldo JR i ka ndjekur hapat e babait të vet, Cristiano Ronaldo, duke u larguar nga Manchester Unitedi dhe i është ribashkuar akademisë së Real Madridit. Cristiano JR, 12 vjeç, ka luajtur për të rinjtë e secilit klub në të cilin ka luajtur babai i vet, duke e përfaqësuar Realin, pastaj Juventusin dhe Unitedin kur superylli portugez u rikthye në Old Trafford vitin e kaluar.

Tani, pas largimit të bujshëm të Ronaldos nga Unitedi në nëntor, si pasojë e asaj interviste bombastike me Piers Morgan, edhe i biri i tij është larguar. Raportohet se Cristiano JR është rikthyer në akademinë e Realit të martën, në ekipin për të cilin e kishte shënuar më shumë se 50 gola në 20 ndeshje në atë kohë. Cristiano JR u lind në San Diego më 2012 dhe njihet me nofkën “Cristianinho” (Cristiano i vogël).

Derisa ndjekja e hapave gjigant të babait të vet do të jetë detyrë shumë e vështirë, Cristiano JR ka mahnitur për ekipet e të rinjve të Real Madridit dhe Unitedit, ku është parë duke e kopjuar festimin e famshëm të babait të vet “Siuuu”. Ronaldo, 37 vjeç, kishte thënë në fillim të këtij viti: “Djali im më thotë, ‘Baba mbahu edhe disa vite – dua të luaj me ty’”. Por Ronaldo ka këmbëngulur se nuk do t’i bëjë presion të birit për t’u bërë futbollistë profesionist.

“Vetëm koha do të tregojë. Nuk do t’i bëj presion kurrë. Ai do të bëj çfarë të dojë vetë. Dua që Cristianinho të bëjë atë që dëshiron dhe që e bën të lumtur. Do ta përkrah gjithsesi”, shtoi ai.

Baby Boo