Çpo ndodh? Eva përjashtohet nga shtëpia e Big Brother Vip


Eva është banorja e radhës që përjashtohet nga shtëpia e Big Brother Vip.

Big Brother vendosi që ajo të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi.

Eva pati një debat të ashpër me Kristin, duke kaluar në ofendime.

Vëllai i Madh edhe njëherë përsërit faktin se kush përdor ofendime, dhunë fizike apo çdo sjellje tjetër që cënon integritetin e banorëve, do eliminohet automatikisht nga loja.

Kujtojmë se më herët, Ermiona u përjashtua nga shtëpi po për të njëjtën arsye.

Baby Boo