Covid-19, SHBA ndanë 1.1 milion dollar për Maqedoninë e Veriut

SHBA ka ndarë 1.1 milion dollar ndihmë për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të luftuar përhapjen e koronavirusit (COVID-19). Fondet do të shpërndahen përmes USAID dhe UNICEF.

Baby Boo

USAID është duke bashkërenduar ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partnerë ndërkombëtarë humanitarë dhe tjera subjekte për të identifikuar fushat prioritare për investimet.

“Gjatë kësaj kohe pasigurie dhe ankthi, puna e përbashkët është më e rëndësishme se kurrë”, tha ambasadorja e SHBA-së në vend Kate Meri Bërns.

“Jam e sigurt se mbështetja e ofruar në këtë paketë ndihme do të japë një kontribut thelbësor në luftën e Maqedonisë së Veriut kundër COVID-19”, përfundoi Bërns.