COVID-19: Pse duhet t’i lani duart gjashtë deri në dhjetë herë në ditë


Larja e duarve është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga sëmundjet. Është një mësim mjaft i thjeshtë që marrin edhe shumica e nxënësve të klasave të para – lani duart siç duhet, me sapun. Tani, është parë si një nga mënyrat për të mposhtur COVID-19.
Këto kohë koronavirusi, bota i ka kushtuar një rëndësi të madhe larjes së duhur të duarve. Na kujton se një nga mënyrat më efektive për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje është gjithashtu një nga më të thjeshtat.

Kur koronavirusi shpërtheu për herë të parë në skenën globale, la miliarda njerëz të mbyllur në shtëpi. Dihej pak për të dhe mënyrat për t’u marrë me të. Sidoqoftë, një mënyrë për ta mposhtur është brenda një mundësie të lehtë: Lani duart siç duhet. Është një nga rekomandimet e para të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të mposhtur virusin.

Kjo këshillë vazhdon deri më sot. Edhe para COVID-19, është një nga mënyrat më të rëndësishme për të luftuar transmetimin e infeksioneve.
Me 15 tetor, shënohet Dita Globale e Larjes së Duarve.
Çfarë është dita globale e larjes së duarve?
Larja e duarve është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme, saqë i kushtohet një ditë e tërë. Çdo vit më 15 tetor, bota feston Ditën Globale të Larjes së Duarve. Këtë vit, me pandeminë COVID-19 që luan një rol kaq të madh në jetën tonë, Dita Globale e Larjes së Duarve ka më shumë kuptim tani sesa ka pasur më parë. Tema e Ditës Globale të larjes së duarve 2020 është “Higjiena e duarve për të gjithë”, e cila është një ditë që përqendrohet në ngritjen e vetëdijes për vënien e ujit dhe sapunit në dispozicion globalisht, veçanërisht në vendet publike, shkolla dhe institucionet e kujdesit shëndetësor.

Sa herë në ditë duhet të lani duart tuaja?
Gjashtë deri në dhjetë herë në ditë.
Sipas statistikave, larja e duarve mbi gjashtë herë në ditë ka qenë e lidhur me rrezik më të ulët të infeksionit. Një studim i kryer nga ‘University College London’ (UCL) botuar në Wellcome Open Research tregoi provat e para empirike që larja e rregullt e duarve mund të zvogëlojë rrezikun personal të marrjes së infeksionit coronavirus. Ajo mbështetet në të dhëna nga tri grupe të njëpasnjëshme të dimrit (2006 deri në 2009) të studimit “Flu Watch” në mbarë Mbretërinë e Bashkuar, kryesuar nga Sarah Beale, një studiuese e doktoratës dhe autorja e parë mbi studimin.
“Duke qenë se COVID-19 duket se demonstron mekanizma të ngjashëm transmetimi me virusët sezonalë, këto zbulime mbështesin mesazhe të qarta të shëndetit publik rreth efekteve mbrojtëse të larjes së duarve gjatë pandemisë”, tha Beale.

Kur janë momentet kryesore për të larë duart?
Ju mund të ndihmoni veten dhe të dashurit tuaj të qëndrojnë të shëndetshëm duke larë duart shpesh, veçanërisht gjatë këtyre kohërave kryesore kur ka të ngjarë të merrni dhe përhapni mikrobe, para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit, para se të hani ushqim, para dhe pas kujdesit për dikë në shtëpi që është i sëmurë me të vjella ose diarre, para dhe pas trajtimit të një prerjeje ose plage, pas përdorimit të tualetit.
Pra, pavarësisht nëse ka apo jo një virus, gjithmonë duhet të lani duart.

Baby Boo