“COVID-19 padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë”, dedikim prekës për humbjen e 28 vjeçarit


Koronavirusi i ka marrë jetën një 28-vjeçari të quajtur Anton Çuni. Lajmin e bën me dije në Facebook, OSHEE e Shkodrës, e cila ka publikuar dhe foton e të riut.

Antoni punonte elektriçisti dhe nuk i ka bërë dot ballë betejës me virusin e rrezikshëm.
Postimi në rrjetet sociale nga OSHEE Rajoni Shkodër

Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve ? U prehtë në paqe?

Baby Boo