Covid-19 në SHBA: Më së shumti të vdekur për një ditë, në 24 orët e fundit …


Deri sa numri i të infektuarve të konfirmuar nga sëmundja COVID-19 ka kaluar 1 milion raste, në SHBA janë regjistruar 1169 vdekje, numri më i lartë i regjistruar në një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Mbarë bota është paralizuar nga korona virusi ndërsa numri i të infektuarve dhe vdekjeve sa vjen e shtohet çdo ditë. Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më të prekura aktualisht.

Referuar universitetit John Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 1169 të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo natyrisht përbën numrin më të lartë të vdekjeve gjatë 24 orëve që në momentin që ka nisur përhapja e virusi

Në total në SHBA ka rreth 6000 viktima, ndërsa zyrtarisht të konfirmuar janë 244 mijë raste me Covid-19. New York-u mban vendin e parë me plot 1500 persona të vdekur nga korona virusi SARS-CoV-2.

Guvernatopri i New York, Andrew Cuomo, paralajmëroi se nëse vazhdohet me këtë ritëm, New York do të mbetet pa ventilatorë pas gjashtë ditësh. Ai shtoi se masa po ndërmerren për të shmangur këtë.

Baby Boo