Covid-19 në RMV, të hënën nis aplikimi i dozës së tretë

epa08673426 A handout photo made available by the Hacettepe University hospital shows a medical worker injecting a coronavirus vaccine to another medical worker at the Hacettepe University hospital in Ankara, Turkey, 16 September 2020. Turkey has started the third phase of a Covid-19 vaccine human trial made by China's Sinovac Biotech Ltd. EPA/HACETTEPE UNIVERSITY HOSPITAL HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Të hënën fillon zbatimi i dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Rekomandimi sipas Ministrisë së Shëndetësisë është specifikuar që dozën e tretë ta marrin personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor dhe qytetarët që kanë imunitet të dobët. Doza e tretë rekomandohet Pfizer&Biontech.

Nuk ka nevojë qytetarët tanë të dalin jashtë shtetit për të marr dozën e tretë të vaksinës. Ne tani japim kritere sipas përvojave të shteteve tjera apo instituteve ndërkombëtare se cilat janë ato kategori të qytetarëve që duhet të vaksinohen. Të gjithë qytetarët pa dallim se çfarë lloji të vaksinave kanë marrë më parë, mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinave. Ka sasi të mjaftueshme në cilindo pikë. Ky proces do të filloj të hënën sepse disa çështje duhet të përgatiten edhe në sistemin elektronik”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se deri të hënën do të rikonfigurohet sistemi “Termini im” dhe kategoritë e qytetarëve do të jenë të njoftuar me sms porosi për vaksinimin me dozën e tretë.
Rekomandohet doza e tretë e vaksinës Së paku 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë ku të gjithë qytetarët, të cilët kanë marr dozën e dytë duke kaluar afatin 6 mujor do të marrin sms porosi që tani mund të paraqiten për të marr edhe dozën e tretë të vaksinës. Njoftimi do të jetë në formën e njëjtë sikur edhe për terminët e caktuara nga sistemi “Termini im”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Vaksinimi me së paku një dozë ka arritur në 37% e popullsisë në vend, ndërsa sot u kalua shifra mbi 700 mijë i të vaksinuarve me dy doza, megjithëse intensiteti për vaksinim është ngadalësuar sërish. Në bazë ditore aplikohen deri në dy mijë vaksina në ditë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Ende nuk dihet nëse edhe doza e tretë do të jetë e obligueshme duke përfshirë kufizimet me masa restriktive siç janë hyrja në restorante, kalimi i pikave kufitare dhe të ngjashme. Përderisa mbrëmë arritën edhe 100 mijë doza Pfizer përmes mekanizmit “Covax”, kreu i ministrisë tha se posedojnë rezerva të mjaftueshme si 250 mijë doza Pfizer&BioNtech, 100 mijë Astra&Zeneca dhe 50 mijë Sinovak.

Baby Boo