Covid-19 në RMV, qindra pacientë në mbështetje të oksigjenit

Aerzte und Pflegende kuemmern sich um Covid-Patienten auf der Covid-19-Intensivabteilung im Stadtspital Triemli am 10. Dezember 2020 in Zuerich. (KEYSTONE/Gaetan Bally)

Për 24,9% ka rënë numri i rasteve pozitivë me Kovid19 krahasuar me një javë më parë, tregon raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik. Në raport thuhet se rënie ka shënuar edhe numri i të vd*ekurve, respektivisht gjatë javës së shkuar janë shënuar 142 vik*tima që është për rreth 50 raste më pak krahasuar me një javë më parë. Numri më i madh i të vd*ekurve është regjistruar në Shkup, Strumicë, Kumanovë dhe Gostivar.

Të inf*ektuarit janë nga të gjitha grup moshat. Më e prekur është grup mosha mbi 60 vjeç ndërkaq më pak të prekur ka të moshës nga 0-9 vjeçare. Në krahasim me javën e kaluar vërehet rënie e rasteve të reja tek grup moshat 20-29 vjeçare që është për 40% më e ulët krahasuar me një javë më parë, ndërkaq rritje e rasteve pozitivë shënon grup mosha nga 0-9 vjeçare (11,8% nga java paraprake)”, thonë nga Instituti I Shëndetit Publik.

Për momentin, në gjithë Maqedoninë numri i të shtruarve nëpër spitale është 983, 670 prej të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Pas dy testeve negative, nën statusin e të shëruarve janë regjistruar 3,946 të cilët kanë qenë të hospitalizuar apo në shërim shtëpiak që është një rritje prej 4,6% krahasuar me një javë më herët”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se gjatë ditës së djeshme 50 nxënës kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19. Që nga fillimi i vitit të ri shkollor e deri më tash, 0,2% e nxënësve janë të prekur me virusin korona. Ministrja e Arsimit tha se shkollat janë të detyruara të mbajnë mësim online për fëmijët të cilët janë në izolim. Rreth 2% e nxënësve të shkollave fillore ndjekin mësim online ndërsa në shkollat e mesme rreth 7% e nxënësve. Ndërkaq Qeveria ka marr vendim që mësimi në shkollat e mesme të Tetovës dhe Gostivarit të zhvillohet online edhe të paktën një javë.

Baby Boo