Covid-19, mjekët: “Të shtrëngohen masat para festave të fundvitit”


Shkencëtarët botërorë akoma hetojnë karakteristikat e llojit të ri të virusit Korona. Për momentin ka shumë kontradikta, thotë mikrobiologu Nikolla Panovski. Sipas mjekëve, një skenar i mirë do të ishte përhapja e shpejtë në mikronë pa vdekshmëri të lartë, me çka do të fitohet imunitet. Doktor Panov nuk prêt që varianti i ri i virusit të përhapet në vendin tonë deri në Vitin e Ri. Megjithatë përpara festave të fundvitit duhet të vendosen masa të rrepta prej dy deri në tri javë.

“Ato masa janë që fëmijët të mësojnë online apo të shkojnë në shkollë me grupe. Një grup të mësojë një javë dhe grupi tjetër një javë tjetër. Të kthehet izolimi pas orës 22, të mos ketë grumbullime pas kësaj ore, si dhe të mbahen fushatë për bartjen e maskave, ruajtjen e distancës në ambient të mbyllura, kjo vlen edhe për zyrat e punës.”,- tha mikrobiologu, Nikolla Panovski.

Me rëndësi që masat është të vendosën në kohën e duhur sepse të njëjtat do të japin rezultate për dy deri në tri javë. Ndërsa për kufizimet e personave që nuk kanë certifikatën e vaksinës në nivel global, Panovski tha nuk e di ku qëndron logjika e të kërkuarit të certifikatës së vaksinës kur edhe të vaksinuarit preken nga virusi dhe e shpërndajnë të njëjtin.

“Kjo certifikatë për mua është turp, nuk di si ta quaj, por është një turp për civilizimin sidomos që nuk pranohen antitrupat si dëshmi, gjakun me antitrupa mund ta dhurosh për të shëruar të prekurit por për udhëtime duhet ta marrish vaksinën dhe asgjë tjetër nuk vlen, kjo është shumë e palogjikshme. Nuk ka rëndësi se kur e ke pranuar vaksinën, mund ta kesh pranuar para një viti e gjysmë, kjo fare nuk ka rëndësi, ti mund te udhëtosh, vetëm vaksina është kusht. Këta masa janë shumë të palogjikshme dhe për këtë ka shumë protesta kudo nëpër botë.”,- theksoi mikrobiologu, Nikolla Panovski.
Panov tha se nga të gjitha llojet e virusit, varianti Delta më shpejt përhapet dhe është më i rrezikshëm.

Baby Boo