Covid-19, më shumë raste të reja në Kumanovë dhe në Shkup


I afrohet njëmijëshes numri i të infektuarve me virusin korona në vendin tonë. 66 persona i shtohen listës së të prekurve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 974. Sa u përket rasteve të reja, Kumanova i prinë listës pasi ka një dallim të madh me qytetet e tjera. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë janë regjistruar 27 raste të reja. Shkupit i shtohen edhe 10 të infektuar, 5 në Tetovë dhe Ohër, nga 4 në Prilep dhe Strugë, 3 në Koçan dhe 3 në Shtip, nga dy në Veles dhe Negotinë, si dhe 1 në Gostivar.

Ministria e Shëndetësisë informoi se rezultati i testit për COVID-19 i pacientes e cila dy ditë më parë ndërroi jetë në spitalin “ 8 Shtatori” ka dalë pozitiv. Pacientja 76-vjeçare nga Shkupi ishte shtruar në spital me simptomat e virusit. Ky rast do të regjistrohet në statistikat e sotme të Institutit të Shëndetit Publik.

Sot 12 persona evidentohen nga Ministria e Shëndetësisë si të shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i personave që kanë fituar betejën me virusin korona në vendin tonë të arrijë në 98. Shifrat e një ditë me parë dhe këto të sotme kanë bërë që të ketë një hendek të madh mes numrit të të shëruarve dhe numrit të viktimave, apo thënë me përqindje, 10.06% të shëruar dhe 4.62% të vdekur. Nga numri i përgjithshëm i viktimave, rreth 72% janë të moshës mbi 60 vjeç.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 500 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve deri tani është, 9762./Alsat

Baby Boo