Covid-19 / Kabllogramet e Departamentit të Shtetit zbuluan 2 vjet më parë rrezikun që vinte nga Kina


Dy vjet përpara se koronavirusi të pushtonte botën, zyrtarët e ambasadës amerikane vizituan një strukturë kineze kërkimore në qytetin e Wuhan.

Disa herë ata dërguan paralajmërime zyrtare në departamentin e shtetit, në Uashington për sigurinë e papërshtatshme në laboratorin ku po kryheshin studime të rrezikshme për koronaviruset nga lakuriqët.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Washington Post. Kabllogramet e publikuara tani, kanë nxitur diskutime brenda qeverisë amerikane nëse bëhet fjale për laboratorin e Wuhan që ishte burimi i virusit Covid-19, edhe pse prova përfundimtare nuk kanë dalë ende.

Sipas Washington post, në janar të vitit 2018, Ambasada Amerikane në Pekin ndërmori hapin e pazakontë të dërgimit të një delegacioni me diplomate e shkencëtarë të SH.B.A. në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Delegacioni amerikan u drejtua nga Jamison Fouss, konsulli i përgjithshëm në Wuhan, dhe Rick Switchzer, këshilltar i ambasadës për mjedisin, shkencën, teknologjinë dhe shëndetin.

Të dy ata vunë në dukje se laboratori kinez kishte mungesë serioze të sigurisë. Ky kabllogram ka dalë më 19 janar 2018. Washtiongton Post thotë se Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë këtë lajm apo të japë detaje mbi zbulimin e kabllogrameve.

Ndërkohë edhe Fox News në një hulumtim bën me dije se në Kinë ka shumë të dhëna mbi faktin që virusi doli nga laboratori i Wuhanit.

Baby Boo