Covid-19: Ja sa pacientë po trajtohen në spitalet e Shkupit


Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 39 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 510 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 20 persona. Një pacientë është pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, dy pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në repartin e ORL-së, tre pacientë janë pranuar në repartin e Gastroenterohepatologjisë, dhe nga katër të sëmurë janë pranuar në Klinikën e Syve, TBC dhe Klinikën e Dermatologjisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 7 pacientë të ri me Covid-19, 12janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 24 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona. Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 108 pacientë me Covid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 161 pacientë. Në spitalin e Kozles ka 34 pacientë, prej të cilëve 9 janë fëmijë kurse 25 janë të rritur.

Gjithsej 510 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar 20 shtretër të lirë./Alsat

Baby Boo