Covid-19 i mori jetën në moshën 45 vjeçare, kolegët dedikim prekës për farmacisten që vd*iq tek Infektivi


Farmacistja nga Kruja e cila ndërroi jetë në spitalin Infektiv, e prekur nga koronavirusi, ishte vetëm 45-vjeçe dhe la pas bashkëshortin dhe tre fëmijë. Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ka shpërndarë njoftimin duke zbuluar dhe identitetin e viktimës nga Covid-19.
“Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës”, thuhet në postim.

REAGIMI I PLOTE
Të nderuar kolegë
Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morri jetën në moshën 45 vjecare koleges sonë të nderuar Xhire Çitozi (Gjereti). Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.
Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe Xhire!

Baby Boo