COVID-19 është i tmerrshëm, por ndoshta nuk është pandemia më e keqe që do të na prekë


Agjencitë shëndetësore të Qeverisë së SHBA-së në vitin 2005, janë përfshirë me kërcënimin e sëmundjes që përhapej nëpër botë, gripi i shpendëve H5N1, që prej shpendëve të egra kaloi në pula, e më pas te njerëzit, duke vrarë më shumë se gjysmën e njerëzve, të cilët nuk kanë pasur fat dhe janë infektuar. Kjo ishte gjendja e dytë e jashtëzakonshme ndërkombëtare në dekadën, pas SARS-it në vitin 2003, që filloi nga Kina jugore, infektoi njerëz në rreth 20 vende dhe kushtoi ekonominë në rajonin e Paqësorit rreth 40 miliardë dollarë.

– Advertisement –

E nxitur nga aksioni i SARS-it dhe e shqetësuar nga mundësia që gripi i shpendëve të shkaktojë terror, Qeveria e SHBA-së ishte në prag të publikimit të planit ambicioz, Strategji kombëtare për pandeminë e gripit, në mënyrë që të jetë i gatshëm të përballet me çdo epidemi me rritje të shpejtë. Por, epidemiologu Majkëll T, Osterholm nga Ministria e Shëndetësisë, drejtor i Qendrës për hulumtimin e sëmundjeve infektuese të Universitetit në Minesotë, që sapo e përfundonte mandatin katërvjeçar si këshilltar i posaçëm i sekretarit të Shëndetësisë, Tomi G. Tompson, nuk ishte i bindur se SHBA-ja ose bota janë duke bërë sa duhet.

Në artikullin e revistës “Forin afers”, Osterholmi i theksoi problemet e përgatitjes joadekuate në rast të pandemisë nëpër botë. Pandemia do t’i mbyllë kufijtë kombëtar, do të shkaktojë mungesë të produkteve themelore, do t’i shkatërrojë industritë e mëdha, do t’i mbyllë kinematë, restorantet dhe shkollat. E më pas shkroi: “Një ditë, kur pandemia do të vjen dhe do të shkojë, një komision i ngjashëm me atë që i heton sulmet 9/11 do të ketë për obligim të përcaktojë se sa mirë qeveritë, kompanitë dhe liderët e shëndetit publik kanë qenë të përgatitur për katastrofën për të cilën ishin paralajmëruar. Si do të jetë aktgjykimi?”

Pandemia e radhës mund të paraqitet në çdo moment

– Advertisement –

Pas 15 viteve, parashikimi i Osterholmit u tregua i saktë në mënyrë dekurajuese. Parashikimi i tij se SHBA-së do t’u nevojitet komision që do të hetojë marrëveshjen e dështuar të pandemisë, gjithashtu, duhet të shqyrtohet më ndryshe, për shkak se ekspertët shëndetësorë kuptojnë se përkundër efekteve të këqija të Kovid-19, mund të ishte edhe më keq. Kjo pandemi nuk iu afrua efekteve apokaliptike nga gripi i vitit 1918, kur ndërruan jetën rreth 100 milionë njerëz në vitin 1918 dhe vitin 1919, ose HIV, që nga viti 1981 mori jetën e 32 milionë njerëzve.

Derdhja e patogjenëve të kafshëve në botën e njeriut, gripi dhe HIV-i dhe virusi që e shkaktoi Kovid-19 ndodhë në momente të paparashikueshme. Robert Redfilld, drejtor i Qendrës së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në SHBA, në seancën e Dhomës së përfaqësuesve më 4 qershor theksoi: “Nëse mendoni se nuk ishim të përgatitur për këtë, pritni derisa nuk paraqitet kërcënimi i vërtetë global për sigurinë tonë shëndetësore.“

Ky parashikim i solli kreatorët e planit deri te realizimi i rëndë. Jo vetëm që SHBA-së do t’i nevojiten përpjekje të jashtëzakonshme për të kuptuar se çfarë shkoi mbrapsht si përgjigje ndaj virusit të ri korona, por përgatitjet duhet filluar menjëherë, pa pritur përfundimin e pandemisë së tanishme. Duke shikuar mbrapa në parashikimin e tij 15-vjeçar, Osterholmi javën e kaluar theksoi se është kyçe që të fillohet me përgatitjet menjëherë.

– Duhet t’i mbledhim të gjitha informacionet e mundshme për këtë pandemi dhe të pyetemi se çfarë mund të bëjmë në mënyrë që të parandalohet që kjo të ndodhë sërish, njëjtë siç këtë e bën Komiteti kombëtar i sigurisë në komunikacion kur do ta gjejë kutinë e zezë të një aeroplani të rrëzuar. Një pjesë e punës duhet të bëhet derisa zgjatë pandemia, për shkak se duhet doemos të veprojmë shpejtë duke u mbështetur në ngjarje, deklaroi Osterholmi.

A woman’s blood is collected for testing of coronavirus antibodies at a drive through testing site in Hempstead, N.Y., Tuesday, April 14, 2020. The test, being administered by Somos Community Care, takes approximately 15 minutes and tests for the presence of antibodies in a person’s blood, signifying that they may have some immunity to the coronavirus. (AP Photo/Seth Wenig)
Komisioni 9/11, formalisht Komisioni kombëtar për sulme terroriste mbi SHBA-në, ishte grup i pavarur dypartiak i tubuar nga presidenti Xhorxh Bush një vit pas sulmeve në vitin 2011 në Qendrën Tregtare Botërore. Për dy vite ka realizuar marrje në pyetje dhe hetime dhe në fund publikoi një raport gjithëpërfshirës, që në atë kohë lexohej si roman, në të cilin u dokumentuan si Qeveria e SHBA-së nuk arriti të veprojë sipas paralajmërimeve të besueshme për kërcënime terroriste.

Bashkë me shkencëtarët dhe shumë të tjerë, si për shembull kongresistë, ish-liderë të agjencive shëndetësore dhe anëtarë të komisioneve të mëparshme hetuese, sot flasin se është diçka e ngjashme në SHBA që ta kuptojnë pandeminë e Kovid-19. Në Dhomën përfaqësuese qarkullojnë së paku pesë propozime për ngritjen e hetimit, tregoi analiza e Shërbimit të hulumtimi të Kongresit.

Nuk ka relaksim as me vaksinën

– Duke marrë parasysh katastrofën kolosale që e përjetuam, duhet doemos të ketë diçka që do ta bashkojë vendin dhe të përcaktojë në mënyrë shumë të qartë se çfarë do të ndodhë tjetër. Këtë duhet ta bëjë trupi hetues dhe do të na duhet lidership dhe shpejtësi e jashtëzakonshme, deklaroi J. Stiven Morison, drejtor i Qendrës Globale të Politikës Shëndetësore në tink-tenk grupin Qendër e Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington dhe shton: “Nuk duhet të mendojmë nëse do të mund të lirohemi kur do të marrim vaksinën, pa marrë parasysh se kur do të ndodhë kjo dhe kur do të lirohemi nga virusi. Jetojmë në një kohë të re të nderimeve, kërcënimeve më efikase dhe më të shpejta ligjore“.

Detyra e parë e cilitdo ekuivalenti të sotëm të Komisionit 9/11 është që të vendosë narrativ rreth pandemisë, për shkak se amerikanët i kanë ndjerë efektet e saj shumë ndryshe, varësisht nga vendbanimi. Shteti federal i Nju-Jorkut është i prekur më së rëndi me 388.000

Raste, derisa Montana kaloi më së miri dhe kishte vetëm 600 të infektuar. Por, gjithashtu edhe me sulmin mbi Qendrën Tregtare Botërore, nëse shqyrtohet dështimi i SHBA-së sivjet, do të duhet të pranojmë se injorohen më shumë paralajmërime, disa nga Qeveria federale, disa nga hulumtimet akademike, se vjen një pandemi gjithëpërfshirëse.

Në kuadër të Qendrës për studim strategjike dhe ndërkombëtare, ekziston Komision ër forcimin e sigurisë shëndetësore, që parashikoi në nëntor të vitit të kaluar: “SHBA-ja mbetet e përgatitur dobët për t’iu përgjigjur kërcënimeve globale për sigurinë shëndetësore“.

Zgjidhja qëndron në një agjenci që parashikon sëmundje?

Por, pjesa e dytë e hetimit për sulmet e 11 shtatorit përfshin krijimin e strukturave të reja në kuadër të Qeverisë për vendosjen e mbrojtjes nga sulmet e ardhshme, siç është Ministria e Sigurisë Vendore. Nevoja tashmë evidente për parandalimin e një fatkeqësie tjetër pandemie përfshin krijimin e llojllojshmërisë së furnizimeve të ilaçeve dhe pajisjes për mbrojtje personale. Kovid-19 mund të rezultojë edhe me iniciativë të re federale ose financim federal të iniciativave akademike.

Javën e kaluar, për shembull, hetuesit nga Qendra e Sigurisë Shëndetësore e Universitetit Xhons Hopkins, të cilët përpiluan raport në shtator të vitit 2019, duke parashikuar pandemi, i propozuan Kongresit që të formojë Qendër kombëtare për parashikimin e epidemive, Agjenci për parashikimin e sëmundjeve të mbështetura në institucione federale që i paralajmërojnë amerikanët për kushtet katastrofave të motit në mënyrë që të jenë të përgatitur.

– Mënyra në të cilën punohej gjatë kësaj pandemie ishte e Qeverisë së SHBA-ve që t’u drejtohet planifikuesve, të cilët kryesisht janë në universitetet ose sektorin privat dhe të marrë përgjigje prej tyre. Këtë asnjëherë nuk do ta kishim pranuar në parashikimin për uragan, deklaroi infektologu Tom Ingelsbaj për “Vajrd”.

Njëherësh me këtë propozim, hetuesit nga Xhons Hopkins i prezantuan Kongresit një program prej 1,5 miliardë dollarëve, i udhëhequr prej shumë agjencive federale që mund të prodhojnë shpejtë ilaçe kundër viruseve, vaksina dhe teste diagnostikuese kur të njëjtat do të nevojiten. Ky çmim bën të ditur në atë se njëra prej vështirësive të nxënies nga Kovid-19 do të jetë që të vendoset se sa para vendi është i gatshëm të investojë paraprakisht për t’u mbrojtur nga kërcënimet shfaqja e të cilave është e paparashikueshme.

Së shpejti do të publikohet analizë e re

Përfundimisht, qëndrimi ndaj konsumit ndihmoi që përgjigjja amerikane ndaj Kovid-19 të shndërrohet në katastrofë. Kjo i përfshin shkurtesat federale, Këshilli i sigurisë kombëtare e përjashtoi personelin global të sigurisë shëndetësore, Shtëpia e Bardhë e uli buxhetin e Qendrave të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve dhe zgjidhjeve të sektorit privat, siç janë prodhimtaria e maskave shëndetësore jashtë vendit në mënyrë që të ulen shpenzimet e fuqisë punëtore.

Ekziston edhe një aspekt i sigurisë së atdheut me të cilin SHBA-ja nuk ka problem kur bëhet fjale për organizimin e shpenzimit afatgjatë. Ministria e Mbrojtjes i parashikon nevojat e saj për armë dhe furnizon avionë ushtarak dhe automjete transportuese me dekada më parë. Paratë federale shpenzohen me vite para se të përdoret ajo që është blerë.

Baby Boo