Çokollata e famshme zvicerane largohet nga Rusia


Prodhuesi zviceran i çokollatës Lindt&Spruengli ka vendosur të largohet nga tregu rus për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka bërë të ditur kompania. Kompania, e famshme për topat e saj me çokollatë Lindor dhe lepujt e Pashkëve të mbështjellë me fletë të artë, kishte vendosur në mars të mbyllte dyqanet e saj dhe të pezullonte përkohësisht dërgesat në Rusi, shkruan Aljazeera. “Ne do të mbështesim punonjësit tanë në Rusi dhe do të veprojmë në përputhje me rregulloret lokale,” tha kompania.

Baby Boo