Çoi në hotel të miturën, nëna e femijës: Si e gjeta vajzën me shqiptarin nga Instagrami


Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga rasti i 40-vjeçarit me origjinë shqiptare që është arrestuar nga policia në Greqi pasi ka joshur një vajzë të mitur 14-vjeçare në Athinë. 40-vjeçari ishte mik i familjes së vajzës 14-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare. 40-vjeçari mohon që pasi e mori vajzën dhe e dërgoi në hotel të ketë abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren. Por çfarë thonë dëshmitë?

Recepsionistja e hotelit tha se 40-vjeçari e kishte marrë me qira dhomën me një emër tjetër, ndërsa vetë autori, baba i dy fëmijëve të mitur, mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën. Ai ka deklaruar se e ndihmoi, pasi atë natë ishte shumë vonë dhe për shkak se nuk e dërgonte dot në shtëpinë e saj e mori në hotel. Drejtësia është në pritje të rezultateve nëse shqiptari abuzoi seksualisht me 14-vjeçaren. Më tej ai tha se vajzën e shikon si fëmijën e tij.

Denoncimin për zhdukjen e bëri nëna e vajzës. Ajo ka deklaruar se vajza doli me një shoqe dhe nuk u kthye dhe mungesën e saj e kishte konstatuar gjatë natës kur pa që nuk ishte në shtrat duke bërë denoncim. Një foto e hedhur në Instagram çoi policinë në hotelin që shqiptari e kishte dërguar. 40-vjeçari shqiptar rezulton i dënuar më parë për drogë dhe vepra të tjera penale.

“Unë e kam rritur vajzën time vetëm, pasi unë dhe babai i saj u divorcuam para se ajo të lindte. Babai i saj nuk e ka njohur. Unë dhe vajza kemi probleme me sjelljen e saj, pasi ajo shpesh del nga shtëpia, nuk kthehet në kohë dhe gënjen se ku shkon dhe nuk mund ta gjej. Prej disa kohësh, sigurisht që kishte ndërprerë daljet, çdo natë, por dy javët e fundit po bën sërish të njëjtën gjë. Ajo gjithmonë dilte nga shtëpia me shoqet. Kur nuk e pashë në krevat telefonova shoqen e saj.

Më tha se kanë dalë për të marrë ajër, se janë mërzitur në shtëpi. Gjatë bisedës sonë nuk dëgjova asgjë, asnjë zhurmë, asgjë brenda. Me fjalë të tjera, kuptova se nuk ishin jashtë. Prita, por deri në mëngjes nuk erdhi. Kërkova në celularin tim, se vajza nuk ka pasi ia vodhën dhe pashë që vajza ime e kishte lënë hapur Instagramin me emrin e përdoruesit (shqiptarit).

E shikova dhe pashë që kishte ngarkuar një “story” para disa orësh ku ishte bashkëngjitur edhe emri i hotelit në qendër të Athinës. Pastaj kuptova që vajza ime ishte me të në këtë hotel dhe as që mund ta mendoja se çfarë mund t’i kishte bërë. Njoftova policinë dhe shkuam atje. Ajo më gënjeu duke më thënë se ai ishte babai i një shoku të saj” u shpreh nëna.

Baby Boo