CNN: Shteti po përgatitet për Bidenin president, mbi shtëpinë e tij po shënohet zona e mbrojtur ajrore


Televizioni i njohur amerikan, CNN, ka raportuar se hapësira ajrore mbi shtëpinë e Bidenit në Wilmington po caktohet si hapësirë ajrore e mbrojtjes kombëtare, që do të thothë se zyrtarët po përgatiten për kalimin e pushtetit.

Ky njoftim vjen pasi Bideni e përmbysi epërsinë e Trumpit në Pensilvani, shtet ku presidenti i deritashëm kishte qindra mijëra vota më shumë vetëm para 24 orësh.

Të premten, epërsinë e Trumpit Bideni e përmbysi edhe në Georgia, ndërsa është duke udhëhequr me vota edhe në Nevada. Nëse Bideni fiton në Pensilvani, ku deri më tani janë numëruar 95 për qind e votave, ai siguron më shumë se 270 vota të Kolegjit Zgjedhor, që është pragu i nevojshëm për fitimin e zgjedhjeve në nivel kombëtar.

Pas zhvillimeve të fundit, duket se Joe Biden – mik i madh i Kosovës – është shumë pranë konfirmimit si president i ri i shtetit më të fuqishëm në botë.

Baby Boo