Ç‘ndodh nëse vendin e kaplojnë zjarret?, pyjet ndizen edhe qëllimisht për interesa ekonomike


Rritja e temperaturave gjithnjë sjell rrezikun e zjarreve të mëdha. Ditë më parë, të tilla zjarre u morën jetën dhjetëra njerëzve në Greqi. Ato ishin vështirë për t’u shuar sepse ndihmoheshin nga erërat e forta. Por sa Maqedonia është e gatshme për t’u përballuar me të tilla fatkeqësi? Udhëheqësi i sektorit operativ-logjistik pranë Qendrës për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sllobodan Vukoviç, thotë se kanë aeroplanë por megjithatë i nevojshëm është edhe një tjetër.

“Kemi 3 aeroplanë të tipit ER-TRAKTOR me logjistikën e duhur. Janë të lokalizuar në aeroportin në Petrovec dhe këtë vit, për dallim nga vitet e kaluara, para kohe janë përgatitur për të vepruar. Sa i përket strukturave të tjera, në kuadër të njësive rajonale, ekzistojnë edhe 14 njësi, të cilat përveç zjarrfikjes janë edhe për masa të tjera për mbrojtje dhe shpëtim”, tha Slobodan Vukoviq-sektori operativ – logjistik – qendra për mbrojtje dhe shpëtim.

Në nivel shtetëror, qendra ka rreth 250 të punësuar. Hallkë e dobët në sistemin për mbrojtje dhe shpëtim, sipas Vukoviçit, janë njësitë lokale, organizimi i së cilave lë për të dëshiruar.

“Gjithnjë mbeten prapa me pajisjet materiale-teknike. Kur kemi raste, edhe pse është kompetencë e tyre dhe kanë mundësi që edhe vetë të reagojnë, disi e kanë më të lehtë të lajmërohen këtu në qendër, ndonjëherë të krijonë tensione të panevojshme dhe kështu bëjnë që qendra të reagojë edhe për probleme komunale”, u shpreh Slobodan Vukoviq – sektori operativ – logjistik – qendra për mbrojtje dhe shpëtim.

Në raste zjarresh shpesh thuhet që fajtor është faktori njeri. Përveç vetëdijes së ulët dhe mossanksionimit, sipas Vukoviçit, zjarret ndizen edhe për qëllime ekonomike. Kjo për shkak se në vendet e djegura, rriten shumë shpejt kërpudhat, ndërsa arsye tjetër pse pyjeve u vihet flaka është që ato të shpallen si të mundshme për t’u prerë.

Baby Boo